Erik ten Hag paralajmëron futbollistët e Manchester United, synon të vendosë një disiplinë të ngjajshme me Sir Alex Ferguson

The Sun bën me dije se Erik ten Hag, trajneri i ri i Manchester United, u ka dërguar një email lojtarëve duke thënë se e rëndësishme do të jetë skuadra dhe garanton se nuk do të tolerojë egot në dhomën e zhveshjes.

Holandezi, sipas The Sun, synon të vendosë një disiplinë te djajtë e kuq të ngjashëm me atë të Sir Alex Ferguson.

Ish-trajneri i Ajax dëshiron që forca e Manchester United të jetë grupi dhe e ka bërë të qartë se nuk do të ketë yje në skuadër.

Sa i përket stërvitjes, Erik ten Hag dëshiron të vendosë një intensitet të lartë në seanca dhe një ngarkesë të lartë fizike. Ai do të ketë thënë se kush nuk ka dëshirë, e ka të hapur derën e daljes, duke preferuar t’u japë mundësi të rinjve të formacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *