Enrique lëshon ‘bombën’: Mbappe mund të ndryshojë mendje

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka folur përsëri për të ardhmen e Kylian Mbappes.

Ai ka thënë se ylli francez ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, dhe se mund të ndryshojë mendje e të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së edhe për sezonin e ardhshëm.

Duke folur për ESPN, Enrique u shpreh optimist për të ardhmen e Mbappes.

”Unë ende shpresoj që Kylian do të ndryshojë mendje. Nuk ka thënë ende asgjë. Ai ende mund të ndryshojë mendje. Le të imagjinojmë se ne fitojmë katër tituj këtë sezon dhe Kylian bën zgjedhjen e tij në momentin e fundit dhe vendos që vendi i tij të jetë në Paris. Pse jo, do ta shohim”, deklaroi Enrique.

Kujtojmë që Mbappe muaj më parë ka njoftuar kampionin e Francës se nuk do të vazhdojë kontratën, e cila përfundon në fund të sezonit.

Mediat spanjolle kanë raportuar se 25-vjeçari tashmë ka një marrëveshje me Real Madridin, derisa për të kanë shfaqur interesim edhe Bayern Munich dhe Liverpool.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *