Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është e njohur për postimet provokuese që ndan herë pas here me fansat në rrjetet sociale.
Së fundmi, bukuroshja publikoi disa video-selfie në InstaStory, duke ngacmuar paksa imagjinatën e ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram.
Me dekoltenë e hapur, ajo ka ekspozuar gjoksin e saj duke rrëmbyer kështu vëmendjen e ndjekësve të saj.
Ndërkohë, në prapavijë dëgjohej kënga “Bow Down”, të cilën ajo e interpreton në bashkëpunim me reperin Noizy, me të cilin ka pasur një debat të hapur mediatik kohë më parë.
Mirëpo pavarësisht atyre që kanë ndodhur, Enca vazhdon të ruajë të njëjtën dashuri për këtë bashkëpunim, i cili ishte një hit absolut i vitit 2016.
Enca përveç muzikës, këtë vit e dëshmoi veten edhe në aktrim, duke u bërë pjesë e komedisë “I love Tropoja”, e cila u pëlqye në masë të madhe nga publikushqiptar.