Ndeshjet e fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve rikthehen sonte me dy ndeshje në program.
Vëmendja kryesore pa asnjë dyshim është në kryeqendrën e Francës, në Paris me duelin Paris Saint-Germain – Real Madrid që fillon nga ora 21:00.
Stadiumi “Parku i Princave” hap dyert për sfidën e dy gjigantëve të futbollit evropian dhe njëherit dy ndër favoritëve për të triumfuar në këtë kompeticion.
Ballafaqimi në Paris ka vëmendjen e gjithë botës, ndërsa edhe dy trajnerët në konferencë për shtyp thanë se ky takim është sikurse të jetë një finale.
Ballafaqim tjetër nga i njëjti orar luhet edhe në Portugali në mes Sportingut të Lisbonës dhe Manchester Cityt.
“Qytetarët” janë favorit absolut për të kaluar në raundin tjetër, me vendasit që duan të bëjnë befasi.
Kujtojmë se në fazën e eliminimit direkt luhet dy ndeshje vajtje-ardhje.