Ndeshja e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën futbollistet e Barcelonës po përballen me ato të Real Madridit, theu rekordin për numrin e biletave të shitura.
Raportohet se 99 mijë persona janë të pranishëm në stadiumin “Camp Nou”.
Ambientazo en el Camp Nou en un día histórico para el fútbol femenino. pic.twitter.com/PbwofdUS3q
— Helena Condis Edo (@HelenaCondis) March 30, 2022
Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 1999 në Kupën e Botës, kur u takuan ekipet kombëtare të SHBA-së dhe Kinës dhe atë ndeshje e ndoqën nga tribuna pak më shumë se 90 mijë shikues.
Stadiumi më i madh në Katalonjë u shit për revanshin e Champions League dhe ndeshjen e parë e fitoi Barcelona me rezultatin 3:1.
Futbollistët katalanas kanë arritur të njëjtin numër fitoresh në 36 ndeshje këtë sezon, ndërsa tashmë kanë fituar Superkupën dhe kanë siguruar vendin e parë në tabelën e ligës spanjolle.
Interesant është fakti se “El Clasico” e luajtur nga futbollistët e Barcelonës në “Camp Nou” këtë sezon është ndjekur nga “vetëm” 86.422 tifozë, gati 13 mijë më pak se sa do të jetë në duelin e zonjave.