Barcelona ka mposhtur me penallti Real Betisin për të kaluar në finale të Superkupës së Spanjës. Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-2 dhe u deshën penalltitë për ta përcaktuar fitues. Golat për Barcelonën i shënuan Robert Lewandowski (40’) dhe Ansu Fati (92’) kurse për Real Betis në cak sot ishin Nabil Fekir (77’) dhe Loren Moron (101’). Barcelona fitoi me penallti me rezultat 4-2
Edhe në gjysmëfinalen e dytë të Super Kupës së Spanjës janë dashur 120 minuta lojë për t’u përcaktuar fituesi dhe në fund penalltitë ashtu siç ndodhi në ndeshjen Real Madrid – Valencia mbrëmë.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 2-2.
Rasti parë në këtë ndeshje erdhi nga Real Betis në minutën e 22-të me anë të Fekir i cili nuk arriti të gjuaj në drejtim të portës pasi që u rrëzua. U kërkua penallti por ajo nuk u dha nga gjyqtari i ndeshjes.
Një minutë më vonë Pedri i Barcelonës shënoi gol por që më vonë ai u anulua nga VAR pasi që ishte në pozitë jashtëloje.
Pezzela i Betisit erdhi të rasti i tjetër i fituesit të Kupës së Mbretit sezonin e kaluar, por që goditja me kokë e tij u bllokua.
Minuta e 40 shënoi golin e parë në këtë ndeshje dhe atë e shënoi Robert Lewandowski, të parin në këtë vit. Polaku goditi njëherë por Bravo priti, megjithatë në tentimin e dytë ai do të shënonte golin e parë në këtë takim.
Betis ishte shumë afër për ta barazuar rezultatin në minutën e 45-të por ishte ter Stegen që bëri një super pritje për t’ia mohuar një gol të sigurt Luiz Enrique.
Barcelona e filloi shumë mirë pjesën e dytë dhe Raphina ishte shumë afër për ta shënuar golin e dytë në minutën e 48-të, por goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë të portës së Bravos.
Betis pas kësaj shanse filloi të sulmonte por Barcelona vazhdonte ta kishte posedimin e topit, megjithatë bardhegjelbërit arritën që ta barazojnë rezultatin.
Luiz Enrique arriti të lirohet mirë nga mbrojtësit e Barcelonës duke pasuar për Nabil Fekir i cili shënoi golin e barazimit në këtë ndeshje në minutën e 77-të të ndeshjes.
Pas golit të pësuar, Barcelona reagoi dhe për një moment u mendua që ata kaluan në epërsi.
Robert Lewandoski mori një pasim të mirë nga Ferran Torres në zonë dhe shënoi në minutën e 81-të, por goli u anulua për shkakun se nga xhirimet e VAR shihej që Torres ishte në pozitë jashtë loje.
Tre minuta më vonë ndeshjen kishte mundur që ta mbyllte Betis nëse Rodri do të kishte mundur ta mposhte ter Stegen me goditjen e tij.
Ansu Fati do të rrezikonte në minutat shtesë të ndeshjes Bravon për herë të parë por që portieri bëri një pritje tepër të fortë.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Në vazhdimin e parë u shënuan edhe dy gola.
Ansu Fati do të shfrytëzonte për mrekulli një top në ajër duke e goditur me këmbë të tij të majtë dhe duke shënuar një gol të bukur në minutën e dytë të vazhdimit të parë.
Por, Barcelona nuk arriti që ta ruante këtë rezultat pasi që Real Betis do ta barazonte atë që në vazhdimin e parë.
Loren Morena përfiton nga një pasim i Luiz Enrique derisa ai finalizon perfekt duke shënuar një gol me thembër në minutën e 101-të të ndeshjes.
Pjesa e dytë nuk kishte ndonjë shanse për t’u shënuar dhe fituesi do të përcaktohej me penallti.
Nga penalltitë më të saktë ishin futbollistët e Barcelonës që i fituan ato me rezultat 4-2.
Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Real Madridin në finale.