Barcelona mbetet me shpresë se kapiteni i Lionel Messi nuk e ka luajtur El Clasicon e tij të fundit për gjigantët e LaLigas.
Messi e përfundon kontratën në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij me Barcelonën nuk është e sigurt mes lidhjeve të forta me Paris Saint-Germain dhe Manchester Cityn.
Presidenti i ri i Barçës, Joan Laporta mbetet i vendosur për të ri-nënshkruar me Messin, i cili ka kaluar tërë karrierën e tij në “Camp Nou”, përcjellë KosovaPress.
Drejtori sportiv i klubit Guillermo Amor u pyet për të ardhmen e Messit pasi Barça humbi në El Clasico të shtunën 2-1 ndaj Real Madridit.
“Kemi tetë ndeshje përpara për të arritur objektivin tonë për të fituar La Ligën. Nuk dyshoj që ekipi ynë do të luftojë deri në fund.”, tha ai.
“Ne shpresojmë që jo,” u tha Amor gazetarëve pas ndeshjes kur u pyet nëse ishte përballja e fundit e Messit në këtë El Clasico.
“Ne shpresojmë që ai të vendosë të qëndrojë në Barcelona dhe të luajë shumë më tepër Clasicos me Barcelonën.”, shtoi ai.
Fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë tani ka shtatë Clasicos në të gjitha garat pa shënuar gol.