El Chiringuito: Fiksimi i Laportës quhet Pep Guardiola

Gjithçka fillon nga trajneri. Barcelona e sezonit të ardhshëm do të jetë ndryshe, duke nisur nga presidenti, trajneri, por edhe skuadra, që vitet e fundit ka humbur shumë nga shkëlqimi dhe forca e saj.

Joan Laporta ka vendosur të bëjë ndryshim në bankinë. Roland Koeman është me valixhe gati, teksa presidenti po tenton goditje e madhe.

El Chiringuito raporton se fiksimi i Laportës quhet Pep Guardiola, me të cilin ka punuar e fituar më parë.

Kreu i klubit katalanas shpreson ta bindë trajnerin gjenial për t’u rikthyer në vendlindje dhe tek ekipi i zemrës. Gjithçka varet se si do të shkojë finalja e Champions League ndaj Chelsea. Manchester City që synon ta fitojë më në fund këtë kompeticion.

Në Spanja theksojnë se Laporta është gati ta presë edhe një vit nëse akordi nuk arrihet këtë verë.

Guardiola edhe një sezon te “Cityzens” për t’u rikthyer në La Liga në qershorin e vitit 2022, me Koeman që do të konfirmohej automatikisht edhe një vit në pankinën e Barçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *