Gazetari dhe eksperti i merkatos, Fabriziano Romano ka shpjeguar pse, sipas mendimit të tij, se “shumë lojtarë tani nuk duan të bashkohen me Liverpoolin”.
Kampionët e Premierligës, të cilët janë një nga klubet më të famshme të Evropës, do të duket se janë një destinacion ëndrrash për pothuajse çdo futbollist.
Megjithatë, reporteri i njohur italian, Romano ka dhënë një shpjegim logjik për pikëpamjen e tij se lojtarët e rinj tani janë të kujdesshëm për të nënshkruar në vitin 2021.
“Reds” janë duke u përballur me mungesa për shkak të dëmtimeve këtë sezon dhe ndeshjen e fundit ndaj Southamptonit (1:0), mesfushorët Fabinho e Jordan Henderson plotësuan vendin në qendër të mbrojtjes.
Fakti që Liverpool ka nevojë për lojtarë të rinj urgjent, sipas mendimit të Romanos, disa lojtarë kanë frikë se do të jenë për një kohë të shkurtë në ekipin e parë në rast se transferohen.
Atëherë kur të tjerët si Virgil van Dijk, Joe Gomez, Joel Matip dhe Diogo Jota janë përsëri në gjendje për të luajtur, të sapoardhurit mund ta gjejnë veten jashtë skuadrës së parë.
“Shumë lojtarë tani nuk duan të bashkohen me Liverpool. Luajnë pesë, gjashtë, shtatë ndeshje, përpara se të mëdhenjtë të kthehen nga dëmtimet e tyre. Pastaj [ardhjet e reja] janë në stol për një sezon ose më shumë”, ka thënë Fabrizio Romano për “SB Nation”.
Liverpooli ka hyrë në një seri jo të mirë të rezultateve, pasi nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit në Premierligë.
“The Reds” do të mirëpres në fundjavë rivalin e urryer Manchester United