Ekipi i Rashicës mban gjallë shpresat për mbijetesë në Bundesligë, në kurriz të ekipit të Berishës (Video)

Werder Bremen i ka shpëtuar rënies direkte nga Bundesliga 1, pas fitores 6:1 në duelin e sotëm ndaj Koln.

Në duelin e sotëm shkëlqeu Milot Rashica i cili i dha fund ecurisë pa shënuar gol, pasi gjeti rrjetën në pjesën e parë.

Kështu, Werder Bremen do të luajë në ndeshjen e playofit me skuadrën që renditet në pozitën e tretën në Bundesliga 2.

Ndërsa, lajmet jo të mira vijnë për Fortunën e Valon Berishës.

Dusseldorf ka rënë nga Bundesliga 1 pas humbjes që e pësoi në udhtëm te Union Berlini.

Kështu, Berisha me gjasë pritet të largohet nga Fortuna Dusseldorf gjatë afatit të verës duke u rikthyer te Lazio nga ku është edhe i huazuar.

Kujtojmë, nga Bundesliga ka rënë edhe Paderborni i Gjasules.

Kurse, kampion edhe këtë vit është shpallur Bayern Munchen.

Golin e Rashicës mund ta shikoni   Këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *