Skuadra e Egnatias me triumfin në finalen e Kupës së Shqipërisë ka shkruar historinë duke e fituar trofeun e parë madhor që prej themelimit të klubit.
Egnatia është kampioni i ri i Kupës së Shqipërisë, pasi që në finale e mposhti skuadrën e Tiranës.
Pas plot 120’ minutave lojë, ku u nevojitën edhe vazhdimet, dallimin e bëri goli i Jackson Laurentinos, i cili ishte heroi i Egnatias duke shënuar në minutën e 114’ nga penalltia për 1:0, gol ky që rezultoi të ishte i triumfit për Egnatian.
Tirana ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi që Elvi Berisha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 25’ të ndeshjes.
Rezultati final, 1:0 në favor të Egnatias.