Efekti Messi, PSG pasurohet edhe më shumë

Efekti Messi për PSG shihet edhe në nivel ekonomik.

Me transferimin në Paris, pasi është larguar nga Barcelona, sulmuesi argjentinas e ka bërë më të pasur klubin parisien që ka shitur pothuajse 1 milion fanella me emrin e argjentinasit.

Shifra do të kishte qenë akoma më e lartë po të mos kishte qenë për vonesat në prodhimin e tyre për shkak të pandemisë.

“Messi është një burim i madh. Nga një këndvështrim komercial, ndikimi i tij është shumë i madh. Vitin e kaluar kemi shitur më shumë fanella se çdo klub tjetër, por këtë vit akoma më shumë falë argjentinasit”, ka thënë drejtori komercial i PSG, Mark Armstrong.

“Kërkesat janë rritur me 30-40%. Po, interesi është shumë i madh për Messi-n. Nëse do të kishim prodhuar akoma më shumë fanella, do t’i kishim shitur të gjitha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *