Jean-Luc Blanc, zëvendës menaxhere e përgjithshme e PSG’së, foli për projektin e zgjerimit të stadiumit Parc des Princes.
“Me ardhjen e Messit, klubi duhet të mendojë për rritjen dhe inovacionin”, tha Blanc për Gazzeta Dello Sport.
Me transferimin e yllit argjentinas, klubi kryeqytetas ka kaluar në një dimension tjetër. Për udhëheqësen e klubit parisien, ky status i ri duhet të lejojë që PSG të ecë përpara edhe më shpejt në projektin e saj të zgjerimit të Parc des Princes, kapaciteti aktual i të cilit është 48,000 ulëse.
“Ne duhet të diskutojmë me kryetaren e Parisit, Anne Hidalgo. Ajo është me ne, gjithmonë. Unë e dua Parc des Princes, por ne duhet të zgjerohemi. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e klubit. Çdo klub i madh ka një stadium me 80,000 spektatorë. Sot, zgjerimi i Parkut është një detyrim”.
Nëse stadiumi nuk do të ketë 80,000 ulëse, Jean-Luc Blanc po synon një kapacitet prej 60,000 ulësesh.