Futbollisti kosovar me pasaportë suedeze, Edvin Kurtulus, i cili vendosi ta lë Kombëtaren e Kosovës, ku ishte kapitenin i Kombëtares U-21 për t’iu bashkuar Suedisë ka marrë bukur shumë ofendime nga tifozët shqiptar të cilët ndihen të tradhtuar nga ai.
Kurtulus thotë se nuk është e lehtë për të t’u shmanget komenteve të tifozëve nga Kosova, por po mundohet ta bëjë këtë dhe të fokusohet në futboll.
“Po mundohem ta fiki telefonin, t’i çaktivizojë njoftimet dhe të mos i shohë fare. Është lehtë të thuash gjithçka është në rregull, por në realitet është pozitë e vështirë. E di që ka shumë urrejtje. Por, po mundohem ta tejkalojë duke u fokusuar në futboll, në performancën time që duhet ta bëj në fushë”, ka deklaruar Kurtulus për mediat suedeze.
“Jam përpjekur të mos merrem shumë me ato çfarë thuhen për mua. Pavarësisht zgjedhjes, do të urrehesha. Në fund, zgjedhja ishte ajo që mendoja së është më e mira për mua dhe kjo ishte Suedia”, ka theksuar Kurtulus.