Edon Zhegrova udhëton drejt Napolit për sfidën e madhe me Juventusin

Lojtari i Kosovës, Edon Zhegrova, është nisur për në Napoli ku sonte në orën 20:45 zhvillohet derbi i javës së 14-të në Serie A mes Napolit dhe Juventusit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Zhegrova është ftuar nga skuadra për këtë sfidë të madhe, megjithatë nuk pritet të jetë në formacionin titullar. Sipas burimeve italiane, ai mund të marrë minuta në pjesën e dytë, në varësi të rrjedhës së ndeshjes.

Napoli hyn në këtë duel nga pozita e tretë në tabelë me 28 pikë, ndërsa Juventusi e pret sfida nga vendi i shtatë me 23 pikë, duke e bërë përballjen edhe më të rëndësishme për të dy ekipet që synojnë të rikthehen në garë për kreun.

Për Zhegrovën, kjo ndeshje mund të jetë një tjetër mundësi për të treguar vlerat e tij në një derbi të madh të futbollit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *