Edon Zhegrova me ndërhyrje të “tmerrshme” përjashtohet nga loja më të kuq

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen e Lille sonte kundër Metz në Ligue 1.

Edoni hyri në ndeshje në minutën e 82-të të ndeshjes në vend të Yilmaz.

Sipas raportimit live të mediave, ndërhyrja e Edon Zhegrovës ishte e tmerrshme dhe ai morri karton të kuq të drejtëpërdrejt.

Pas kësaj në fushë u krijua një tollovi dhe si pasojë e përplasjeve Jocelyn Gourvennec i Lille u përjashtua po ashtu me të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *