Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, pas ndeshjes me Kazakistanit, ka folur për RTSH, duke befasuar jo pak…
“Nuk jam i kënaqur me 1 pikë, por kush ka parë ndeshjen duhet të shohë dhe se sa raste krijuam. Në fakt, duhet thënë se patëm raste flagrante dhe djem që e kishind debutimin titullar për herë të parë, si Broja apo Kallaku, që jam i kënaqur. Rezultati normalisht që na hidhëron. Por, e përsëris, dominuam dhe gabuam shumë”.
“Kush e ka parë Kazakistanin e di dhe se si sot nuk ka luajtur kurrë. Pra, kaq keq. Ishte për meritë të Shqipërisë, pasi ata në ndeshjet e tjera kanë qenë të rrezikshëm”.