Është 40 vjeçar, por kupat po i fiton ende sikur të ishte në formën më të mirë të karrierës.
Prishtina triumfoi mbrëmë në duelin final për “Final 8” Kupën e Kosovës, duke mposhtur me rezultat të ngushtë Yllin, por vëmednjen e ka marrë komenti i kapitenit kryeqytetas pas ndeshjes.
Edmond Azemit nuk i është kujtuar pas ndeshjes se sa trofe ka fituar me Sigal Prishtinën.
“S’e di cila Kupë me radhë është”, ka thënë kapiteni ikonik i Prishtinës.
Ai i është gëzuar edhe një Kupe të Kosovës me Sigal Prishtinën. Për Prishtinën është Kupa e 15-të e Kosovës.
Asnjë skuadër nuk i afrohet Prishtinës me kupa të fituara, por edhe për tituj të kampionit.