Chelsea mposhti Manchester United me rezultatin e ngushtë 1-0 në raundin e 37-të dhe parafundit të Premier League, dhe ky rezultat do t’i lërë “Djajtë e Kuq” me një rekord jashtëzakonisht negativ në kampionat.
Kjo skuadër nuk ka arritur të sigurojë dy fitore radhazi në këtë kampionat, duke i lënë të zhgënjyer tifozët.
Është hera e parë që 20 herë kampioni i Anglisë regjistron një “arritje” të tillë në historinë e këtij kompeticioni.
United ka vetëm 10 fitore në Premier League deri më tani këtë sezon. Ka 9 barazime dhe 18 humbje. Ekipi, i udhëhequr nga Ruben Amorim, është në vendin e gjashtëmbëdhjetë në Premier League me 39 pikë.