Aventura e trajnerit Edoardo Reja në krye të kombëtares shqiptare do të marrë fund pas përfundimit të kontratës me kuqezinjtë.
Sipas “Sport Italia” raportohet se timonieri më i ri i kombëtares shqiptare do të jetë Luigi Di Biagio.
Sipas burimit në fjalë thuhet se Federata Shqiptare e Futbollit është afër marrëveshjes me ish-teknikun e U21.
Kontaktet vazhdonin prej javësh, por tani duket se gjithçka po ecën në rrugën e duhur dhe me shumë gjasa Di Biaxhio mund të zbarkojë për të marrë në dorë frenat e kuqezinjve.
Ndër të tjera, “Sport Italia” raporton se ai mund të jetë në pankinën e kuqezinjve në miqësoren me Italinë.
Esclusiva ‼️
Di Biagio vicino alla panchina della nazionale albanese✍?
L’ ex tecnico dell’ U21 affronterebbe la Nazionale maggiore di Roberto Mancini il prossimo 16 novembre a Tirana#sportitalia #albania #nazionale pic.twitter.com/0N6yb5zGUG
— Sportitalia (@tvdellosport) November 1, 2022