Vazhdon protesta ndaj presidentit të Hoffenheim, Dietmar Hopp, i cili është në shënjestër nga tifozeritë e shumë skuadrave për shkak se ka shkelur ligjin e
pashkruar dhe rregulloren se në Gjermani, pjesa më e madhe e aksionerëve duhet të jenë tifozët dhe jo të jetë presidenti i klubit ai që të zotërojë fetën më të
madhe të tortës!
Kështu, edhe në Frankfurt-Schalke, tifozeria bardhezi ka shfaqur një banderolë të madhe, por për t’u mbrojtur nga një skualikim i mundshëm apo ndërpreja e
ndeshjes, shkruanin me ironi “Dietmar Hopp, t’i je një bir mamaje”, duke mos përdorur fjalën “bir k..ve!” siç kishte ndodhur me tifozët e Bayern.