Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Dominic Calvert-Lewin ka befasuar të gjithë në ndeshjen miqësore kundër Austrisë.
Anglia triumfoi 1-0 ndaj austriakëve në një ndeshje kontrolluese në prag të Kampionatit Evropian “Euro2020”.
Lojtari i Evertonit, Lewin gjatë kësaj sfide ka bërë një kërcim të jashtëzakonshëm duke befasuar të gjithë.
Gjatë një lufte për top me mbrojtësin Aleksandar Dragovic, Lewin “fluturoi” aq lartë sa këmbët e tij goditën kokën e Dragovicit i cili u lëndua dhe u akordua goditje e lirë.
Calvert-Lewin has serious bounce…???#ENGAUS pic.twitter.com/XBv5LaK7rA
— Somebody (@AriesBredrin) June 2, 2021
Për kërcime të tilla në botën e futbollit njihet edhe ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili jo në pak raste ka treguar aftësinë e tij të kërcimit.