Njëlloj si në La Liga në Spanjë, edhe në Ligue 1 të Francës kampioni do të përcaktohet në ditën e fundit të sezonit 2020/21, pas dështimit të liderit Lille dhe fitores së Paris Saint-Germain.
Lideri Lille u ndal me një barazim pa gola nga St. Etienne në shtëpi, duke dështuar ta ruajë epërsinë prej tri pikëve ndaj PSG-së.
PSG-ja, ndërkohë, e mundi 3:0 Stade de Reimsin e kosovarëve Arbër Zeneli dhe Valon Berisha për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull.
Neymar, Kylian Mbappe, Marqueinos dhe Moise Kean shënuan nga një herë secili për fitoren e skuadrës së Mauricio Pochettinos në Paris.
Arbër Zeneli luajti si zëvendësues nga minuta e 56-të, por nuk qe në gjendje të lërë mbresa në Parc des Princes. Berisha mungoi shkaku i lëndimit.
Pavarësisht humbjes, Lille mbetet lider me 80 pikë, i ndjekur nga PSG-ja me 79.
Lille do ta fitojë titullin javën e ardhshme me një fitore eventuale ndaj Angers.
Ndërkohë, PSG-ja e viziton Brestin në ditën e fundit të sezonit javën e ardhshme.