Mbrojtësi Andi Janjeva është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës U19 për kampin i cili do të mbahet nga 9 deri 11 mars.
Kjo u bë e ditur nga Watford në rrjetin social Twitter, klub në të cilin luan 17-vjeçari.
Janjeva do t’i bashkohet Kosovës për mini-kampin, që do të mbahet nga 9 deri 11 mars me ‘Dardanët’ U19, përcjell lajmi.net.
Ai u transferua te klubi anglez në vitin 2011 kurse këtë sezon ka luajtur për Watford U18.