E vështirë por jo e pamundur, skenari që e dërgon Kosovën direkt në Kupën e Botës!

Përfaqësuesja e Kosovës në fuboll ka shkruar historinë, pasi ka siguruar për herë të parë play-offin e Kupës së Botës.

”Dardanët” mbrëm shënuan fitore 2-0 në udhëtim ndaj Sllovenisë, duke blinduar së paku vendin e dytë në Grupin B, me 10 pikë të grumbulluara, tre më pak se Zvicra.

Të marten djelmoshat e Franco Fodas e luajn ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës, ku në stadiumin ”Fadil Vokrri” do të jenë nikoqirë të kombëtares helvetike.

Duke e vështirë por jo e pamundur, Kosova mund të përfundoj e para në grup dhe të siguroj direkt biletën për SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Aktualisht Zvicra renditet e para në Grupin B, me 13 pikë, tre më shumë se Kosova, por në rast fitore të ”Dardanëve”, do të barazoheshin pikët.

Problemi qëndron te goldallimi, pasi helvetikët kanë shënuar 13 gola dhe kanë pranuar vetëm një gol në këto kualifikuese, derisa Kosova ka shënuar pesë gola e ka pësuar katër.

Të marten në Prishtinë, ku stadiumi ”Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur, Kosova do të duhej të fitonte me rezultat të thellë 6-0, apo çfardo rezultati tjetër me gjastë gola epërsi,për të përfunduar si e para në grup.

Në këtë rast goldallimi i Kosovës do të shkonte në +7, apo 11-4, derisa i Zvicrës +6.

Kjo do të ishte e pamundur, por mrekullit ndodhin në futboll, e pse mos të besojmë për të bërë një mrekulli kaq të nadhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *