E vërteta për tifozët që shkelën fanellën e Ronaldos, ata nuk ishin tifozë të Al-Nassr

Pas eliminimit të Al Nassr nga Superkupa e Arabisë Saudite , qarkulloi një video që tregonte dy tifozë duke shkelur fanellën e Cristiano Ronaldos.

Tifozët u tha se ishin të zhgënjyer dhe e fajësuan portugezin për humbjen 3-1 ndaj Al-Ittihad.

Pasi u bë virale videoja ku u panë dy tifozë që shkelën një fanellë të Ronaldo, u tha se ata ishin tifozë të Al-Nassr.

Por, sipas “Marca”, kjo nuk është vërtetë. Mediumi spanjoll shkroi se “nëse i kushtoni vëmendje videos, mund të shihni se tifozët nuk janë tifozë të Al-Nassr , së pari për shkak të logjikës të shëndoshë – çdo tifoz që respekton veten nuk e shkel fanellën e ekipit të tij dhe nëse do të shkonte në ekstrem do të bënte atë për një kauzë më të madhe”.

“Marca” tutje shkroi: “Më tej, bie në sy se ata kanë veshur ngjyrat e rivalit Al-Ittihad, i cili fitoi ndeshjen e Superkupës dhe bie në sy se ata kanë veshur shalle dhe flamuj në ngjyrat e klubit të tyre. Shihet se e zeza dhe e verdha janë ngjyrat mbizotëruese të fansave në video, ngjyra që identifikohen me Al-Ittihad, ndërsa tifozët e Al-Nassr janë kaltër dhe verdhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *