E vendosur: Euro 2028 do të mbahet në këto dy shtete

Britania e Madhe dhe Irlanda do të jenë mikpritëse të Kampionatit Evropian në vitin 2028.

Këto dy shtete e fituan të drejtën e organizimit të “Euro 2028” pasi nuk kishin rivalë në aplikime.

Nesër do të jetë dita e fundit për aplikime, por shtëpia e futbollit evropian ka njoftuar se asnjë shtet nuk ka aplikuar, prandaj edhe iu dha e drejta e organizimit të këtij evenimenti këtyre dy shteteve.

Sidoqoftë, zyrtarizimi do të bëhet vetëm më 7 prill kur të mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Stadiumi “Wembley” pritet ta presë finalen e madhe në turneun ku do të marrin pjesë 32 Kombëtare.

Ndërsa, Euro 2024 siç dihet do të mbahet në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *