E turpshme | Presidenti i klubit turk futet në fushë, e godet me grusht referin kryesor

SkuadraPresidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca, ka goditur me grusht arbitrin Halil Umut Meler në fushë pas ndeshjes ndaj Çaykur Rizespor.

Pas përfundimit të takimit, Ankaragucu-Rizespor, gjyqtari Halil Umut Meler u sulmua nga presidenti i klubit vendas.

Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca, i cili ka hyrë në fushë pas ndeshje, ka goditur me grusht arbitrin Halil Umut Meler.

Arbitri Halil Umut Meler mbeti në tokë pas këtij sulmi. Meler, i cili u rrëzua në tokë pas grushtit, u godit vazhdimisht me shkelma në fytyrë dhe në trup. Arbitri i katërt dhe forcat e sigurisë kanë ndërhyrë dhe kanë larguar me vështirësi sulmuesit.

Pamjet janë shqetësuese:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *