Ka mbetur edhe vetëm një javë nga fundi i merkatos, por një shkëndije e madhe mund të bëhet zjarr dhe të ndodhë ajo që tifozët në mbarë botën do e kishin ëndërruar prej më shumë se një dekade: Messi dhe Ronaldo të luajnë në një ekip.
Dhe kjo nuk është veçse një ide apo dëshirë, por lëvizje konkrete kanë nisur. Këtë e tregon Khalifah Bin Hamad Al-Thani, pjesëtar i familjes mbretërore të Katarit, që zotëron aksionet e PSG dhe vëllai i emirit të këtij vendi.
Quizás ?
Maybe ?
Peut-être ? pic.twitter.com/qHMIgHmYcV— خلـــيفة بـــن حمـــد آلــ ثانــــــي (@khm_althani) August 24, 2021
Al-Thani ka postuar një foto të Ronaldos dhe Messit me PSG, ku shkruan: Ndoshta. Një postim ky, që tregon qartë se po bëhen lëvizje konkrete për transferimin e Ronaldos në Paris, pavarësisht kundërshtisë mediatike të Juventusit.
Al-Thani ishte i njëjti, që njoftoi i pari marrëveshjen mes Messit dhe PSG dhe pas kësaj njerëzit qartë krijuan besim te ai, duke krijuar tashmë dyshime të qarta për afrimin e Ronaldos. Ardhja e këtij të fundit do shoqërohej me largimin e Mbappe te Real Madrid.