Gary Neville, ish-ylli i Manchester United, nuk beson se Harry Kane do të kthehet të luajë për Tottenham pasi nuk u paraqit në ndeshjen kundër Manchester City, ku Spurs fituan 1-0.
“Të gjithë lojtarët e tjerë nga ekipi i Anglisë që ishin pjesë e Evropianit u përfshinë këtë fundjavë. Harry Kane do të ishte këtu nëse nuk do të kishte dyshime për të ardhmen e tij”, tha fillimisht Gary Neville.
“Lojtari më i spikatur i Tottenham nuk luajti. Mund të kem gabim, do të jem i kënaqur t’a shoh këtu duke luajtur për Tottenham. Harry Kane u kthye vonë, ai është i izoluar, nuk është këtu sot – diçka po ndodh, diçka ka ndodhur, “tha ish -ndërkombëtari anglez për Sky Sports.