E pranon Allegri: Jemi skuadër mesatare aktualisht, nuk jemi më mirë sesa Verona

Massimiliano Allegri e ka pranuar publikisht se skuadra e Juventus nuk është në momente të mira.

Trajneri i Juventus është shprehur i zhgënjyer pas humbjes ndaj Veronas me rezultat 2-1, por ka thënë se skuadra e tij aktualisht është në nivel të njëjtë me skuadrën nga e cila u mposht.

“Fjalët janë të pavlefshme tani. Jemi në situatë të keqe, duhet ta pranojmë realitetin. Tani jemi skuadër e mesit të tabelës”, ka thënë Allegri.

“Gabimi ynë ishte që menduam se jemi më të mirë sesa Verona, dhe tani nuk jemi”, shtoi ai.

Juventus dhe Verona kanë pikët e barabarta këtë sezon në Serie A, pas 11 xhirove të luajtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *