Sheikët e Katarit raportohet se kanë vendosur për shitjen e klubit të Paris Saint-Germainit.
Kështu ka raportuar sonte gazetari nga “El Chiringuito”, Edu Aguirre.
Sipas tij, klubi francez do të del në shitje pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Edhe presidenti, Nasser Al-Khelaifi, thuhet se do të largohet gjithashtu nga PSG-ja.
Kujtojmë se “Qatar Sports Investments” e bleu klubin e kryeqytetit francez në vitin 2011.