Mario Balotelli duket se shumë shpejtë do të rikthehet të luajë futboll, pasi aktualisht është një lojtar i lirë.
Super Mario ishte larguar në fund të sezonit të kaluar nga Brescia, pas përplasjeve që kishte me kryesinë e klubit.
Sipas asaj që raporton The Sun, Balotelli shumë shpejtë pritet të transferohet te Barnsley, derisa po stërvitet vazhdimisht në Itali.
The Tykes aktualisht janë në vendin e 16-të në ligën e dytë të Anglisë, derisa italiani është pa klub dhe po e kërkon një urgjent.
Barnsley nuk e ka problem që t’i ofrojë një pagë të lartë Balotellit, në mënyrë që të transferohet në radhët e tyre, e që do të ishte një befasi e madhe.
Kujtojmë se Super Mario në të kaluarën ka luajtur për skuadra si, Interi, Milani, Liverpooli, Manchester City, Nice, e në fund përfundoi te Brescia.