E pabesueshme por e vërtetë. Rusia dëshiron të marrë organizimin e Kampionatit Evropian 2028 dhe 2032.
Dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Rusisë, Sergey Anokhin dhe Rustem Saymanov ia njoftuan këtë gazetarëve.
“Nuk është shaka, Federata Ruse do të aplikojë për Evropianin e vitit 2028 dhe 2032. Jeta vazhdon dhe ne jemi të hapur dhe gati. Ka ende shumë kohë dhe situata do të ndryshojë”, u shprehën dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Rusisë.
Në shtator të vitit 2023 do të bëhet njoftimi zyrtar për vendin organizator, shkruan Gazeta Express.
Kandidatët tjerë për Euro 202 janë Turqia, Rumania-Bullgaria-Greqia-Serbia së bashku dhe favoriti kryesor, Mbretëria e Bashkuar bashkë me Irlandën.