Sfida mes Hajduk Split dhe Slaven Belupos në kampionatin kroat gjatë këtij sezoni do të mbahet mend gjatë për golin e çuditshëm që realizuan vendasit në suksesin 2-0.
Në sfidën e zhvilluar në Split duket sikur skuadra vendase pëson gol për shkak të një gabimi të portierit të Hajdukut. Futbollistët në fushë nisin të festojnë dhe bashkë me ta edhe portieri i Slaven Belupos i cili vrapon drejt pankinës së skuadrës së tij për t’u përqafuar me lojtarët e stolit, por topi kishte goditur vetëm shtyllën dhe loja vazhdon.
Portieri mik nuk është mes shtyllave dhe Hajduk shënon golin e 2-0 me portën e boshatisur. E pabuesueshme por e vërtetë për ta besuar ndiqni videon më poshtë.