E pabesueshme në Conference League, shënon me dorë dhe “pendohet”

Tension i lartë dhe një episod “fair play” gjatë ndeshjes së Conference League Qarabag-Marseille.

Në minutën e 37-të të pjesë ssë parë, Ibrahima Wadji ka shënuar golin e barazimit 1-1 me dorë, por arbitri nuk e ka kuptuar parregullsinë dhe e ka quajtur golin të rregullt.

Vendim që ka tërbuar lojtarët e klubit francez, që e kanë shtyrë arbitrin t’i kërkojë informacione mbi atë që kishte ndodhur vetë sulmuesit dhe ta anulonte golin.

Gjë që ka ndodhur falë pohimit të lojtarit të Qarabag, i shtyrë edhe nga trajneri I tij të thotë të vërtetën për prekjen e topit me dorë. Gjithçka ka ndodhur pa mundësinë për të përdorur VAR-in, teknologji që nuk është e pranishme në Conference League deri në finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *