E pabesueshme: 40 dëmtime brenda një edicioni te Real Madridi, vetëm tre lojtarë nuk u lënduan

Dëmtimi i Carvahalit javën e kaluar për herë të dytë, ka konfirmuar krizën e madhe të dëmtimeve te Real Madridit.

Tashmë ka shkuar në 40 numri i problemeve fizike që kanë vuajtur madrilenët në këtë sezon. Diçka e tillë ka krijuar shumë telashe për trajnerin Zinedine Zidane, i cili nuk i ka pasur të gjithë në dispozicion për të ndërtuar një formacion të fortë për të triumfuar më me lehtësi.

Zidane nuk ka përdorur gjithmonë të njëjtët lojtarë dhe është detyruar që të marrë në stol të rinj. Përpara ndeshjes me Valencian ishin vetëm 15 lojtarë nga ekipi i parë. 40 dëmtime dhe 20 futbollistë që kanë kaluar të paktën një herë në dyert e infermierisë. Vetëm Lunin, Casemiro, Mendi dhe Vinicius nuk janë dëmtuar këtë sezon.

Reali është skuadra që ka pasur më shumë dëmtime nga 20 ekipet në La Liga. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *