E mundi 4-0, Mourinho telefonon kolegun: Të shkuara gruas!

Trajner i madh dhe njeri i veçantë. Dje në mëngjes, Jose Mourinho telefonoi Fabrizio Castori, trajnerin e Salernitana, të cilin e kishte mundur 4-0 mbrëmjen e së dielës në Arechi.

Ai e bëri këtë veprim për ta përshëndetur dhe për ta pyetur për kushtet shëndetësore të gruas së tij, e cila ishte sëmurë në tribunat e stadiumit dhe kishte rënë, duke humbur shumë gjak.

Për fat të mirë, asgjë serioze, edhe nëse zonja do të qëndrojë në spital deri të enjten. Mourinho i uroi shërim të shpejtë. Një gjest me ndjeshmëri të madhe, që Castori e vlerësoi shumë. Trajneri i Salernitanës iku direkt e në spital në fund të ndeshjes, pa u përshëndetur me verdhekuqtë, pa dalë edhe në konferencë për shtyp, sepse njeriu i dashur po luftonte për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *