Distria Krasniqi ka shkëlqyer edhe në finalen e Grand Slamit të Parisit.
Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e artë, duke mposhtur xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp.
Kjo është hera e katërt në karrierë që fiton të artën në një garë Grand Slam.
Për herë të parë ajo pikërisht në Paris ishte shpallur kampione, ishte viti 2020, ku të njëjtin vit kapi të artën edhe në Hungari. Më pas vitin e kaluar, në qershor 2022, e fitoi edhe Grand Sllemin e Tbilisit, kurse tashmë e fiton përsëri në Paris.