Jordan Pickford është për momentin njeriu më i urryer nga tifozët e Liverpoolit.
Portieri anglez kishte bërë një ndërhyrje tejet të tmerrshme ndaj mbrojtësit holandez Virgil Van Dijk.
E pas kësaj ndërhyrje qendërmbrojtësi holandez lëndoi rëndë gjurin dhe do të jetë jashtë fushave për së paku gjashtë muaj.
Gjithsesi pas rishikimit të pamjeve, portieri anglez i Evertonit, Jordan Pickford mund të dënohet nga federata angleze.
Gjyqtari i ndeshjes, Michael Oliwer dhe VAR nuk e konsideruan si ndërhyrje të palejueshme dhe anglezi shpëtoi pa u ndëshkuar.
Por tani mediat angleze kanë raportuar se Pickford mund të dënohet nga FA nëse gjyqtari Oliwer thotë se ka gabuar në atë rast.
Wow! I just heard Van Dijk will get a surgery because of this horrific tackle by Jordan Pickford! It was supposed to be a penalty for Liverpool, but Van Dijk was offside. Wish you a quick recovery Van Dijk! pic.twitter.com/OyoIbz58O5
— IbrahimMahmoudOfficial (@IMOfficial2020) October 19, 2020
Gjithsesi The Mirror raporton se Pickford mund të marrë një dënim minimal prej tri ndeshjeve. /Telegrafi/