Tani duket e kryer! Georgino Wijnaldum tradhton Barcelona dhe firmos me PSG.
Holandezi kishte arritur marrëveshjen me klubin e LaLiga, por në momentet e fundit ndërhynë francezët dhe i bënë ofertë më të lartë dhe e bindën.
Specialisti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se holandezi ka nënshkruar tashmë me PSG-në. Në orët në vijim, pas kontrolleve mjekësore, pritet të vijë edhe zyrtarizimi.
Kontrata e Wijnaldum do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024. Ai është larguar si lojtar i lirë nga Liverpool, pasi fitoi gjithçka në Angli dhe arenën ndërkombëtare.