Mesfushori holandez, Gini Wijnaldum është shumë afër të bëhet transferimi i parë i Barcelonës në merkaton e verës.
Wijnaldum u përshëndet me lojtarët dhe tifozët e Liverpoolit pas ndeshjes së fundit në Premierligë ndaj Crystal Palace dhe tani është gati të nisë një aventurë të re në La Liga.
“Gini Wijnaldum do të nënshkruajë kontratën e tij me Barcelona deri në qershor të vitit 2024 në orët e ardhshme, pas marrëveshjes verbale të arritur dy ditë më parë. Agjentët e Wijnaldum tani po takohen me bordin e Barça në mënyrë që të përfundojnë marrëveshjen”, ka raportuar Fabrizio Romano, eksperti i merkatos.