E kryer: Romagnoli arrin marrëveshje me klubin e madh italian

Alessio Romagnoli ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lazios, sipas ‘Il Corriere dello Sport’.

Bisedimet e nisura më shumë se tre muaj më parë mes klubit romak dhe lojtarit të Milanit janë pothuajse në fund.

Alessio, i cili do të transferohet falas, do të bëjë realitet një ëndërr të tij.

Ai më herët ka konfirmuar se është tifoz i Lazios, teksa tani mund të bëhet edhe lojtar i klubit të madh italian.

Largimi i tij nga Milani vjen si pasojë e mos aktivizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *