Milot Rashica nuk u transferua te Leipzig dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë tek Aston Villa. Shqiptari është i kënaqur me ofertën e anglezëve dhe për faktin se do të provojë emocione të reja në një tjetër kampionat.
Sulmuesi i Kosovës ka arritur marrëveshjen personale sipas asaj që shkruan Deichstube dhe tashmë dëshiron që dhe Werder Bremen të pranojë ofertën e Aston Villes. Referuar të njëjtit burim menaxheri Altin Lala ka patur një takim me drejtuesit e Werderit duke i parashtruar kërkesën e tyre.
Rashica vazhdon fazën përgatitore me skuadrën gjermane, pasi nuk dëshiron të humbasë formën e tij. Ai nuk po luan në ndeshjet miqësore nga frika e ndonjë dëmtimi. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim dhe shtatshkurtri do të vazhdojë karrierën në Premier League.
Milot Rashica has asked Werder Bremen to accept Aston #Villa bid.
[Deichstube] pic.twitter.com/nT3JYi9Ena
— Kosovan Football ?? | ? (@kosovanfooty_EN) August 22, 2020