Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, do të ketë në dispozicion një tjetër lojtar që luan në një ekip të rëndësishëm siç është Rangers.
Trajneri Steven Gerrard ka vendosur që të blejë në mënyrë përfundimtare Florian Kamberin.
Sulmuesi u huazua në janar nga skuadra e Hibernian dhe ka bërë mirë në ato pak ndeshje që luajti.
Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit për të vendosur përfundimisht nëse e donin në ekip për sezonin e ri dhe nëse e kishin në plan ta blinin.
Kamberi ia ka arritur qëllimit, pasi skocezët kanë vendosur ta blejnë dhe marrëveshja pritet të arrihet muajin e ardhshëm.
Problem mbeten vetëm negociatat me klubin e Hibernian, pasi në marrëveshjen e huazimit nuk ka një klauzolë blerjeje nga ana e Rangers.