Leo Messi është larguar edhe zyrtarisht nga Barcelona.
Ishte një epokë historike mes tij dhe Barcelonës, epokë kjo që përfundoi në momentin kur askusht nuk priste, përcjell GazetaBlic Sport.
Messi pas pak (ora 12:00) pritet të mbajë konferencën lamtumirëse nga ‘Camp Nou’.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar se Messi pritet të nënshkruaj me PSG javën që vjen, pasi palët janë pajtuar me kushtet në mënyrë verbale.
Messi do të nënshkruajë kontratë 2 vjeçare me mundësi vazhdimi për një vit, kurse paga që do të marrë te parisienët është ‘astronomike’.
Ai do të fitojë 35 milionë euro në sezon.