Ismet Munishi edhe zyrtarisht është rikthyer në Superligën e Kosovës, pasi ka arritur marrëveshje për të drejtuar klubin klinas, Dukagjini.
Trajneri karizmatik i është kthyer elitës së futbollit kosovar pas një pauze jo të gjatë dhe drejtimit të Ferizajt në Ligën e Parë në gjysmën e sezonit të fundit.
Munishi ka arritur marrëveshje me klubin nga Klina, Dukagjini, dhe nga sezoni i ri do t’i drejtojë “Hithat” në Superligën e Kosovës.
Lajmi për marrëveshjen me klubin nga “18 qershori” është konfirmuar nga vet Munishi në një prononcim të shkurt për Telegrafin.
banner
“Po kemi marrëveshje me klubin e Dukagjinit dhe synojmë me futboll të bukur të arrijmë rezultate në sezonin e ri”.
“Klubi i ka kushte jashtëzakonisht të mira dhe pres përkrahje të madhe nga qyteti i Klinës për t’i arritur sukseset e dëshiruara”, ka thënë shkurtimisht Munishi për Telegrafin.
Ndryshe, Munishi ka karrierë të gjatë në Superligën e Kosovës, pasi më parë ka drejtuar shumë skuadra të njohura.
Dukagjini bëhet skuadra e shtatë e Munishit që luan në Superligë këtë sezon, pasi më parë ka udhëhequr ekipe si Ballkani, Prishtina, Drita, Gjilani, Feronikelin dhe Ferizajn.