Baseli ka konfirmuar se Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim në stërvitje.
Skuadra zvicerane bëri të ditur në një njoftim se reprezentuesi i Kosovës është lënduar gjatë një seance stërvitore rutinore.
Në këtë njoftim të bërë për media, Baseli konfirmoi se anësori shqiptar nuk do të jetë i pranishëm në takimin e radhës.
Zhegrova do u nënshtrohet disa testeve mjekësore, pasi ka lënduar kyçin e këmbës, e që është një pikë e ndjeshme e trupit.
Nga ato teste, do të zbulohet se sa ditë apo javë do të qëndrojë jashtë fushe ylli i ‘Dardanëve’.
ℹ️ Edon Zhegrova fällt mit einer Innenbandverletzung am linken Knöchel bis auf Weiteres aus. Alle Infos ➡️ https://t.co/pMhZS7ihge #FCBasel1893 #zämmestark #rotblaulive pic.twitter.com/VZX0ZS9wQT
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) June 15, 2020