E konfirmon trajneri, largimi i Rashicës nga Werderi çështje ditësh – nuk u lejua inkuadrimi i tij në ndeshje miqësore

Trajneri i Werder, Florian Kohfeldt tha se nuk e aktivizoi kosovarin pasi ai është në një situatë ku së shpejti do të ndërroj skuadër.

“Ne vendosëm së bashku të mos ta përdorim Rashicën për shkak të situatës së tij”.

“Ai është pranë transferimit dhe nuk deshëm të rrezikojmë”, ka deklaruar Kohfeldt.

Sipas medieve gjermane RB Leipzig mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me kosovarin, por një gjë e tillë pritet të ndodhë pas ndeshjes çerekfinale në Ligën e Kampionëve, që ekipi gjerman e zhvillon ndaj Atletico Madrid.

Gjithsesi në garë për vushtrriasin mbeten edhe skuadra tjera si Hertha Berlin, Wolverhampton, West Ham United dhe Aston Villa.

Werder po synon të përfitojë rreth 25 milionë euro nga shitja e Rashicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *