E konfirmon qeveria, tifozët rikthehen në dy ndeshjet e fundit të kampionatit

Një lajm shumë të mirë kanë marrë skuadrat angleze. Kështu Liverpooli do të mirëpresë 10 mijë tifozë në “Anfield Road” në ndeshjen e fundit të Premierligës kundër Cristal Palacet, të dielën e 23 majit.

Ndërkohë që rivalët e tyre të Evertonit do të mund të përshëndeten me 6500 spektatorë të tyret në “Goodison Park”, në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Wolwes, e spostuar të mërkurën më datë 19 maj.

Kështu Liga më e fortë në botë vendosi ta riorganizonte xhiron e saj të parafundit në mesjavë, në mënyrë që të gjitha klubet të kishin mundësi që ta luajnë një ndeshje me tifozë në stadiumet e tyre këtë sezon.

Lajmin e hapjes së dyerve të studimeve në Angli e konfirmoi përmes një konference ditën e djeshme edhe kryeministri Boris Jonson.

Stadiumet do të rihapin dyert duke nisur nga data 17 maj dhe klubeve të Premier Ligës do t’u lejohen që të kenë në stadiume deri në 10 mijë spektatorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *